Europe House në Shqipëri, si një projekt i financuar nga BE-ja, ofron informacion për Bashkimin Evropian, për institucionet dhe politikat e tij, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së, për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe përfshirjen e vendit në këtë proces, duke synuar të sjellë më pranë qytetarëve shqiptarë të gjithë informacionin mbi BE-në dhe procesin e integrimit në të, përmes një sërë aktivitetesh si sesione informimi, trajnime, tryeza të rrumbullakta, workshope, aktivitete kulturore e sportive, etj.

Qasja e Europe House është të rrisë nivelin e informacionit mbi aktivitetin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, mbi procesin e integrimit të vendit, duke garantuar që ky informacion i përgjigjet nevojës dhe interesit të qytetarëve kryesisht pas marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Europe House së fundmi është riorganizuar për të ofruar një shërbim dhe komunikim më të mirë përmes aktiviteteve në nivel kombëtar.

Qëllimi kryesor i Europe House është:

Të informojë qytetarët shqiptarë rreth procesit të integrimit të vendit dhe të rrisë kuptimin e përgjithshëm të popullsisë mbi Bashkimin Evropian, politikat dhe programet e tij.

Qëllimet specifike janë:
– Të nxisë debatin publik rreth BE-së
– Të rrisë dhe të përçojë njohuritë rreth Bashkimit Evropian
– Të orientojë nevojat për informacion të grupeve të caktuara mbi çështje të caktuara
– Të inkurajojë pjesëmarrjen qytetare mbi çështje që lidhen me anëtarësimin në BE
– Të përfshijë të rinjtë, kërkuesit shkencorë dhe akademikët në aktivitete që lidhen me BE-në
– Të rrisë njohuritë mbi Instrumentin për Asistencë Para-hyrëse (IPA)
– Të sjellë qytetarët shqiptarë më pranë Bashkimit Evropian

Në mënyrë që të arrijmë objektivat dhe qëllimet tona ne ofrojmë shërbimet si vijojnë:
• Programe trajnimi
• Sesione informimi
• Konferenca për shtyp
• Tryeza të rrumbullakta, forume dhe workshope
• Aktivitete artistike, kulturore e sportive
• Seminare
• Debate publike
• Shkolla verore
• Ditë të hapura

Në Qendrat tona të Informimit ne:
– U përgjigjemi pyetjeve tuaja mbi BE-në
– Ofrojmë akses pa pagesë në internet (Wi-Fi)
– Ju vëmë në dispozicion bibliotekën dhe publikimet për BE-në
– Ju njohim me fakte të rëndësishme për marrëdheniet BE – Shqipëri
– Lidhim gazetarët me Evropën përmes Shërbimit Satelit (EbS)

Z. Ardian Jashari
Drejtues Projekti
Europe House
Tirana
ardian.jashari@europehouse.al

Znj. Alma Avllazagaj
Zv. Drejtuese Projekti
Europe House
Tirana
alma.avllazagaj@europehouse.al

Z. Betim Dibrani
Europe House
Tirana
betim.dibrani@europehouse.al

Z. Celik Ruplli
Europe House
Tirana
celik.rruplli@europehouse.al

Znj. Blerta Kambo
Europe House
Tirana
blerta.kambo@europehouse.al

Znj. Ledina Stafa
Europe House
Tirana
ledina.stafa@europehouse.al

Znj. Ersi Dani
Europe House
Tirana
ersi.dani@europehouse.al

Europe House
info@europehouse.al

Z. Ardian Jashari
Drejtues Projekti
Europe House
Tirana
ardian.jashari@europehouse.al

Znj. Alma Avllazagaj
Zv. Drejtuese Projekti
Europe House
Tirana
alma.avllazagaj@europehouse.al

Për çdo pyetje ose informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni:

Z. Betim Dibrani
Europe House
Tirana
betim.dibrani@europehouse.al
M: +355 69 723 7379

Adresa: Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë. Zyrat ndodhen përballë qendrës COIN/ABA Center, në krah të D’Angelo.