Një mbrëmje kushtuar grave të Shqipërisë. Programi muzikor u përgatit nga këngëtarja e mirënjohur Vikena Kamenica dhe përfshiu shfaqje nga solistja Artemisa Mithi, sopranoja Renisa Laçka, solistja në violinë Joana Kaimi, balet, korin e vajzave të Universitetit të Arteve drejtuar nga Suzana Turku dhe orkestrën e RTSH-së me një orkestrim nga Gerti Druga dhe dirigjim nga Gridi Kraja. Të ftuarve iu drejtuan fjalime nga Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
Pasoi një pritje nën mbikëqyrjen e shefit të mirënjohur të kuzhinës Alfred Marku i Restorantit “Rapsodia”.
Fjalimin e plotë të Ditës së Evropës, nga Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin, mund t’a gjeni nëpërmjet link-ut: https://goo.gl/tWWPsE