Hapja e Parkut të Pemëve të Evropës

Hapja e Parkut të Pemëve të Evropës

Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm i EU NEAR dhe Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, hapën Parkun e Pemëve të Evropës në prani të Ambasadores së BE Romana Vlahutin dhe Ambasadorëve të Shteteve Anëtare të BE-së. Parku i pemëve të Evropës i përkushtohet Evropës dhe aspiratës shqiptare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.  Secili Shtet Anëtar ka mbjellë pemën e tij që përfaqëson vendin e tyre përkatës. Pemët u etiketuan me materiale ricikluese si një simbol i respektit për natyrën. Kjo ngjarje u bë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës