Një pasdite e tërë argëtimi dhe informacioni kushtuar Evropës. Në 10 stenda, Shtetet Anëtare të BE-së kanë prezantuar vendet e tyre dhe aktivitetet e tyre në Shqipëri. Në 8 stenda të tjera, Delegacioni i BE-së ka treguar larminë e mbështetjes së saj për zhvillimin e vendit përmes projekteve të financuara. Një kënd argëtimi u organizua me një program diskutimesh me publikun dhe aktivitete argëtuese. Fshati i BE u vizitua nga një numër i madh njerëzish, përfshirë fëmijë dhe nxënës të shkollave.