Java e Evropës në Pogradec

Java e Evropës në Pogradec

Vizitë e varreve mbretërore ilire të Selcës së Poshtme

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ambasadorja sllovene në Shqipëri Lea Stancic dhe Kryetari i Bashkisë Pogradec Eduart Kapri, së bashku me kolegët e tyre, vizituan varret mbretërore ilire në Selcën e Poshtme, një territor i bashkisë së Pogradecit.

Varret mbretërore ilire janë një vend me bukuri të madhe mistike, një prej shumë perlave shqiptare të fshehura për të cilat ia vlen udhëtimi jashtë shtigjeve të rrahura.

Përmirësimi i potencialit turistik dhe kulturor të Liqenit të Ohrit

Kjo veprimtari u organizua në një vend të bukur në Tushemisht me pamje nga Liqeni i Ohrit – një diskutim me qytetarët rreth potencialit turistik të Liqenit të Ohrit.