Ditë Informimi për Thirrje për Propozime – EuropeAid

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri po organizon Ditë Informimi për Thirrjen për Propozime mbi: “Mbështetje për Qendrën Kombëtare të Burimeve për Shoqërinë Civile në Shqipëri, në kuadrin e Programit të Veprimit të Shoqërisë Civile 2016-2017”.

Dita e Informimit do të mbahet më 11 maj, në orën 11:00 – 12:30, në mjediset e Shtëpisë së Evropës (ish-Qendra e Informimit e BE-së).

Për të mësuar më shumë vizitoni: https://goo.gl/nno9Ba