Projekti “Balkan Futures” zbatohet nga Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë (BE ISS) dhe mbështetet nga Fondi Evropian për Ballkanin (EFB). Projekti përbëhet nga një seri takimesh / seminaresh të ekspertëve që u mbajtën në kryeqytetet e Ballkanit dhe në Bruksel, nga janari deri në mars 2018.
Pjesëmarrësit në seminare ishin ekspertë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) me ekspertizë në fusha të ndryshme (shkenca politike, studime të sigurisë, ekonomi, ligj, të drejta të njeriut etj.).