Shqipëria rekomandohet të nisë bisedimet për anëtarësimin në BE

Shqipëria rekomandohet të nisë bisedimet për anëtarësimin në BE

Pas miratimit të Paketës vjetore të Zgjerimit, përfshirë shtatë raporte individuale që vlerësojnë zbatimin e politikës së zgjerimit të BE-së, Komisioni Evropian rekomandoi të martën hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, në dritën e përparimit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar vrullin aktual të reformave. Bashkimi duhet të jetë më i fortë, më solid dhe më efikas para se të jetë më i madh, tha Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendëspresidentja e Komisionit Federica Mogherini.

Megjithatë, puna për reformat dhe modernizimin duhet të vazhdojë, në interes të partnerëve dhe të Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, deklaroi se politika e zgjerimit e BE-së vazhdon të jetë një motor kyç që nxit reformat në Ballkanin Perëndimor. Rekomandimet për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë, që nxorëm sot, njohin përparimin e bërë. Është një hap i rëndësishëm përpara, por është e qartë dhe kjo ka rëndësi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor: nuk ka shkurtesa në rrugën drejt BE-së. Mbeten ende boshllëqe të rëndësishme. Ne duhet të shohim që reformat, veçanërisht në shtetin ligjor, të zbatohen më energjikisht dhe të prodhojnë rezultate të qëndrueshme, tha Hahn.

Siç vuri në dukje raporti, që perspektiva e anëtarësimit të bëhet realitet, vendet duhet të sigurojnë që reformat zbatohen siç duhet dhe se ato demonstrojnë të dhëna rezultatesh konkrete, duke theksuar se Komisioni do të vazhdojë t’i mbështesë këto përpjekje për reforma përmes mbështetjes së politikave dhe asistencës së fokusuar financiarisht. Këshillit Evropian do t’i duhet të vendosë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor.

Raporti vjetor 2018 mbi Shqipërinë thekson përparimin e mirë në fushat e reformës në drejtësi, luftës kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit rajonal. Progresi duhet të vazhdojë në të pesë prioritetet kyçe të reformës, si dhe të vazhdojë të japë rezultate konkrete dhe të prekshme.

Ambasadorja Vlahutin i dorëzoi raportin Kryeministrit Rama, Presidentit Meta dhe Kryetarit të Kuvendit Ruçi. Ambasadorja Vlahutin përgëzoi popullin shqiptar që meriton vlerësimin e gjithë përpjekjeve të tij, besnikërisë dhe besimit në vlerat e BE-së.

Më shumë informacion mund të gjeni këtu:
http://europa.eu/rapid/press-release_IP-18-3342_en.htm

Shkarkoni Raportin 2018 për Shqipërinë: https://goo.gl/hHkttA

Mesazhi i Komisionerit Johannes Hahn: