Parada e LGBTI Pride në Tiranë

Dje në Parkun Rinia në Tiranë, BE-ja në Shqipëri së bashku me aktivistë të të drejtave të njeriut, aktivistë #LGBTI , dhe anëtarë të komunitetit marshuan në paradën e Tirana Pride për të mbështetur komunitetin LGBTI në Shqipëri. Ne besojmë në të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë dhe jemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë personave LGBTI. BE-ja nxit një dialog të gjallë dhe bashkëpunon ngushtë me organizatat e shoqërisë civile që mbështesin komunitetin LGBTI në të gjitha fushat e jetës. Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë. Dashuria dhe diversiteti janë ngjyrat e jetës 🌈! #BEpërPride#IDAHOT2019 #MarshojmëEdhePërTy #Krenaria #Pride 🏳🌈🇪🇺