Njihuni me Anisën, Patrikun dhe Tean, praktikantët e rinj që iu bashkuan ekipit të Shtëpisë së Evropës këtë muaj. Anisa, si fituese e konkursit të fotografisë gjatë Javës së Evropës 2019, po punon së bashku me fotografet e talentuara Blerta Kambo dhe Mrinë Godanca për të mësuar më shumë mbi artin e fotografisë. Tea dhe Patriku po mbështesin ekipin e Shtëpisë së Evropës në organizimin e aktiviteteve dhe evenimenteve publike. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri mbështet të rinjtë shqiptarë dhe jemi krenarë t’i ofrojmë Anisës, Teas dhe Patrikut këtë mundësi të mrekullueshme për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të mësuar më shumë mbi atë që BE po bën për Shqipërinë. #FuqiaeRinisë