Të mërkurën më 6 maj, Java e Evropës 2020 viziton shtëpinë e Andrra-s në Berlin, një kantautore dhe kineaste me origjinë kosovare.
Familja dhe trashëgimia janë thelbësore për punën e ANDRRA-s. Debutimi i saj, Palina 2017, trajtoi çështjet e martesës së fëmijëve dhe shtypjes së grave në Kosovë, duke u mbështetur në vargjet popullore dhe historitë e familjes së saj. Kënga e saj, Kalle Llamen, kryesoi kalasifikimet në Shqipëri dhe Kosovë.