Bashkimi Evropian vazhdon të jetë pranë popullit shqiptar dhe autoriteteve shëndetësore shqiptare në luftën kundër #COVID19. Javën e kaluar Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i dorëzoi Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pjesën e tretë të ndihmës së BE-së për trajtimin dhe parandalimin e koronavirusit.
Pajisjet mjekësore të siguruara përmes UNOPS do të ndihmojnë mjekët dhe infermierët shqiptarë të përballojnë më mirë situatën që është bërë më akute kohët e fundit.