Shtëpia e Evropës
Informacion për çështje që lidhen me BE-në
EuropeHouse përmes Qendrës për Informim në Tiranë ofron informacion dhe i përgjigjet pyetjeve të vizitorëve dhe publikut në pergjithësi rreth çështjeve të ndryshme mbi BE-në. Ju mund të vizitoni Qendrën tonë ose të na kontaktoni përmes e-mail apo telefon në numrat tonë të kontaktit.
Informacion për çështjet BE – Shqipëri
Shqipëria është një vend kandidat për të hyrë në BE dhe si pjesë e procesit drejt anëtarësimit, vendit i duhet të plotësojë kriteret e pranimit bazuar mbi Traktatin për Bashkimin Evropian.
Në qendrat tona ju mund të gjeni informacion të mjaftueshëm mbi:
– Institucionet dhe politikat e BE-së
– Paketa e Zgjerimit 2016
– Sfidat dhe prespektivat e integrimit të Shqipërisë
– Informacion mbi mundësitë e studimit në vendet e BE-së përmes programit Erasmus+
Gjithashtu do te gjeni dhe:
• Këndin e mësuesve
• Këndin e fëmijëve
• Të dhënat e hapura
Programi Erasmus+
Programi Erasmus+ është një program bashkëpunimi dhe lëvizjeje i Bashkimit Evropian në fushën arsimit të lartë. Ai kontribuon në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe në forcimin e kapaciteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar mes institucioneve të arsimit të lartë në vendet e treta. Erasmus+ synon të modernizojë sistemin arsimor në përputhje me kërkesat e tregut të punës në një mjedis që përparon me ritme shumë të shpejta.
Ai i ofron mbështetje:
– Institucioneve të Arsimit të Lartë
– Studentëve, kërkuesve shkencorë dhe universiteteve
– Çdo organizate aktive në fushën e Arsimit të Lartë