Festimet e ditës së Evropës: Fuqia e Rinisë!

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca mirëpriti më shumë se 700 të ftuar në mjediset e Pallatit të Brigadave në Tiranë për të kremtuar Ditën e Evropës 2019. Ndër të ftuarit ishin Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, Ministrat e Qeverisë së Shqipërisë, Ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së, krerët e bashkësive fetare dhe shumë miq të tjerë të shquar.
Himni shqiptar dhe “Ode to Joy”, të kënduara nga kori i Liceut Artistik, krijuan një atmosferë emocionuese, ashtu si dhe kuarteti i Universitetit të Arteve dhe koncerti përmbyllës nga Elina Duni.

“Të rinjtë mund të nxisin qeveritë, institucionet, cilindo prej nesh, për të vepruar. Ne kemi nevojë që ata të jenë vazhdimisht të përfshirë në ndërtimin e Evropës së të ardhmes. Në Shqipëri dhe në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, veprimi më urgjent është t’i përgjigjemi thirrjes për gjithëpërfshirje që vjen nga brezi i ri. Le të mos lejojmë që të jetë një thirrje e humbur! Nevoja për t’i përfshirë ata është më urgjente se kurrë”, tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Këtu mund të lexoni fjalimin e plotë: http://bit.ly/2vPaDfr

#JavaeEvropës2019 #FuqiaeRinisë