Më 30 nëntor 2017, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Tiranë iu bashkua Fushatës Kombëtare të Leximit “Takohemi për një libër”, nismë e Ministrisë së Kulturës, me një sesion leximi me nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno”. Ata u përfshinë në lexime të kombinuara me informacione shtesë për Bashkimin Evropian, që synojnë ti nxisin fëmijët të mësojnë rreth institucioneve të BE-së dhe aspekteve kulturore të Brukselit.
Frymëzuar nga faktet interesante dhe ilustrimet shumëngjyrëshe të librit “Misteri i Yjeve të Arta”, atyre iu përcoll një panorama e përgjithshme rreth institucioneve të BE-së, punës së tyre në mënyrë argëtuese dhe stimuluese. Stafi i EUIC bëri një prezantim të shkurtër rreth aventurës së 3 personazheve kryesorë të librit në udhëtimin e tyre në Bruksel për të zgjidhur gjëegjëza rreth historisë së BE-së, insttucioneve dhe politikave të BE-së.
Ky liber, i cili vlerësohet shumë nga mësuesit, shërben si hyrje për 6 aktivitete ndër-kurrikulare në gjeografi, matematikë, histori, anglisht, shkencë, dizajn dhe teknologji.
Rreth 30 nxënës morën pjesë aktive në këtë aktivitet i cili përfshiu kombinimin e leximit dhe mësimit rreth lbrit “Misteri i Yjeve të Arta” dhe bënë pyetje rreth nocioneve, institucioneve të BE-së dhe Brukselit, si kryeqytet evropian.