Java e Evropës 2019 – Çelja e mjediseve të reja të Shtëpisë së Evropës

Java e Evropës 2019 ka filluar zyrtarisht! Ambasadori i BE-së Luigi Soreca paraqiti programin e aktviteteve në prani të Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, Ambasadorëve të Shteteve Anëtare të BE-së dhe medias.

Për të nisur këtë javë me aktivitete interesante, zbavitëse dhe informuese, sot përuruam mjediset e reja të Shtëpisë së Evropës në Tiranë. Një hapësirë publike fantastike që mirëpret konferenca, ekspozita, klube libri dhe diskutime të të gjitha llojeve.

“Ekipi im dhe unë dëshirojmë që ky ambjent të jetë një “shtëpi” e vërtetë: plot jetë, pasion dhe debat. Një “shtëpi” ku mund t’i gëzojmë plotësisht vlerat e Bashkimit Evropian – solidaritetin, demokracinë dhe të drejtat themelore. Komunikimi mbi BE-në nuk është proces i njëanshëm, nga BE-ja te shqiptarët. Ai është një dialog mes të barabartësh dhe ne jemi këtu për të dëgjuar. Shtëpia e Evropës është hapësira e Delegacionit të Bashkimit Evropian, e Shteteve Anëtare, por unë do të doja që ajo të bëhej shtëpia e të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

​Ketu mund te lexoni fjalimin e Ambasadorit Luigi Soreca: ​
https://eeas.europa.eu/delegati…/albania/61900/node/61900_sq