Panairi i BE-së 2019, një pasdite e tërë e mbushur me argëtim, diskutime dhe informacione dedikuar Evropës dhe fuqizimit të rinisë në Shqipëri. Nga 31 stendat përgjatë pedonales “Toptani”, 16 prej tyre prezantonin shtetet anëtare të BE-së të cilat paraqitën vendet, kulturën dhe mbështetjen e tyre për Shqipërinë. Delegacioni i BE-së tregoi diversitetin e mbështetjes së tij për zhvillimin e vendit nëpërmjet projekteve dhe organizatave të financuara nga BE-ja. #PanairiiBE2019 #JavaeEvropës2019 #FuqiaeRinisë #BEpërShqipërinë