Java e Evropës 2019 – Quiz i Madh i BE-SË

Të rinj nga🇦🇱🇪🇸🇧🇬🇽🇰🇷🇴🇲🇰🇷🇸🇮🇹 morën pjesë në Quiz e Madh të BE-së, mbrëmë në Durrës. Skuadrat luajtën dhe konkurruan në një atmosferë të shkëlqyer për një sërë pyetjesh mbi Evropën dhe BE-në. Ne jemi krenarë të themi se të rinjtë e njohin Evropën shumë mirë. Çmimi i vendit të parë i shkoi ekipit “Churchill” me anëtarë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët fituan një seri librash, një abonim 1-vjeçar në një bibliotekë online dhe një ditë në Delegacionin e BE-së për t’u takuar me Ambasadorin e BE-së dhe Ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së. Të rinjtë janë e ardhmja e BE-së dhe nxitja, gjallëria dhe pasioni i tyre për njohuri janë një burim frymëzimi për të gjithë. #JavaeEvropës2019