Joga dhe Meditim

Dashamirësit e jogës shijuan dje pasdite një seancë energjike dhe të këndshme joga në Liqenin e Farkës në Tiranë, organizuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Shtëpia e Evropës në bashkëpunim me “Tirana Yoga Studio”. Ky është aktiviteti i dytë paraprak i ZA Fest që synon të promovojë jetesën e shëndetshme dhe aktivitetet në natyrën e bukur të Shqipërisë. Delegacioni i BE-së është krenar që mbështet edhe këtë vit ZA Fest që do të zhvillohet në natyrën mahnitëse të Thethit më 2-4 gusht.