Dashamirësit e librit u mblodhën mbrëmë në Shtëpinë e Evropës për të diskutuar librin”E dashuna Mili” nga Mark Ndoja. Libri është një përmbledhje letrash të shkëmbyera nga një çift gjatë periudhës komuniste në Shqipëri. Ndoja, një burrë dhe prind i internuar, shkruan luftën e tij për të mbijetuar larg familjes. Nga ana tjetër, jeta nuk është e lehtë për gruan e tij e cila duhet ta mbajë familjen të bashkuar dhe të pa prekur nga paragjykimet. Dashamirësit e librit kishin mundësinë të zhvillonin një bisedë emocionale me Leka Ndojën, djalin e Markut.