Nata e Kinemasë Evropiane

Nata e Kinemasë Evropiane

Netët e kinemasë u mbajtën njëkohësisht në 5 qytete të ndryshme me qëllim promovimin e kulturës evropiane dhe afrimin e saj me qytetarët shqiptarë. Formula konsiston në transmetimin në çdo qytet të një filmi të ndryshëm me origjinë nga shtete të ndryshme anëtare të BE-së. Qytetarët e bashkive përkatëse treguan një interes të madh për t’iu bashkuar veprimtarive. Filmat të cilët u shfaqën ishin si më poshtë:

  • Vlorë – “Eltern” (Gjermani) në kinemanë e hapur në skelën e Vlorës
  • Berat – ” Sorrow of Mrs.Snajdrova ” (Republika Çeke) në shëtitoren e qytetit
  • Gjirokastër – “Politiki Kouzina” (Greqi) në Odeon
  • Belsh – “Siv Sleeps Astray” (Suedi) në shëtitoren e qytetit
  • Tiranë – “Fuocoammare” (Itali) në Institutin Italian të Kulturës