Ambasadori i BE Luigi Soreca dhe Ministri për Punët e Jashtme Gent Cakaj hapën zyrtarisht Javën e Evropës 2019 me përurimin e ambienteve të reja të Shtëpisë së Evropës në Tiranë dhe hapjen e ekspozitës së 10 fotove më të mira nga Konkursi për Fotot “BE, Shqipëria dhe mua. ”
Mediat u ftuan të merrnin pjesë në konferencën për shtyp ku u informuan rreth programit të Javës së Evropës dhe lehtësirave të siguruara nga lokacioni i ri i Shtëpisë së Evropës. Ambasadori i BE, Soreca prezantoi rezultatet e sondazhit të perceptimit publik mbi BE.
Për më tepër, përfaqësuesit e mediave dhe të ftuarit e tjerë për EUD, vendet anëtare të BE-së dhe projektet e BE, patën mundësinë për të bërë një tur në ambientet e reja. Programi zyrtar u pasua nga një intervistë e Ambasadorit Soreca me Deutsche Welle në këndin e intervistave të Shtëpisë së Evropës.