Projekti “Shtëpia e Evropës” është një projekt i financuar nga BE-ja me objektiv të përgjithshëm rritjen e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit publik të popullatës shqiptare rreth Bashkimit Evropian, politikave dhe programeve të tij, ndikimit të tyre në jetën e përditshme të qytetarëve, si dhe rreth procesit të pranimit dhe anëtarësimit në BE.

Në këtë kuadër, Shtëpia e Evropës kërkon të kontraktojë një kompani ose konsorcium kompetent për të ndërmarrë një sondazh mbarëkombëtar opinionesh për të vlerësuar opinionin publik mes një llojshmërie audiencash në Shqipëri, në fund të vitit 2018.

Për të marrë informacionin e nevojshëm për pjesëmarrjen në këtë proces dhe për të kuptuar qartë kërkesat, palët e interesuara duhet të shkruajnë një e-mail në adresën e mëposhtme: proposals@europehouse.al

Udhëzimet e nevojshme do të dërgohen në formë elektronike me e-mail.

Ofertat duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur dhe të vulosur ku të shkruhet qartë: “Përgjigje ndaj njoftimit për tender mbi sondazhet e opinionit dhe grupet e fokusit”.

Adresa për dorëzimin e ofertave është:

Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, zyrat e Shtëpisë së Evropës, Tiranë

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave në adresën e mësipërme është ora 16:00, më 24 gusht 2018.

Çdo ofertë e dorëzuar pas afatit të lartpërmendur nuk do të merret në konsideratë për këtë tender.

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem dërgoni një e-mail në: proposals@europehouse.al