Performanca e Clare Sands
⁣Ajo është cilësuar si gjeni muzikor në skenë dhe do të performojë nga furgoni i saj për Javën e Evropës! Po flasim për Clare Sands, artisten irlandeze e cila do të performojë të enjten më 7 maj në orën 21:00.
Clare Sands Music është një violiniste e gjeneratës së gjashtë dhe fituese e shumë çmimeve. ‘Një violinë irlandeze që luan rimishërimin e Janis Joplin”, ajo ka habitur publikun në mbarë botën me stilin e saj, performancën e jashtëzakonshme dhe energjinë e pafundme bazuar në muzikën tradicionale irlandeze.