Bëhuni gati për një performancë energjike dhe tërheqëse në piano të titulluar “Do” nga artisti i talentuar francez Remi Panossian, të premten 8 maj në 21:00.
Nota “DO” do të thotë “ishull” në gjuhën koreane, “mënyrë” në japonisht, “gur” në gjuhën tibetiane, “bëj” në anglisht. Kaq shumë kuptime për këtë fjalë, aq shumë rezonanca të brendshme për Rémi Panossian.
Ai tashmë ka interpretuar në 30 skena prestigjioze të xhazit por këtë të premte ai po performon vetëm për #EuropeWeekAlbania.