Rojat Kufitare dhe Bregdetare Evropiane: Nis operacioni i parë i përbashkët jashtë BE-së

Sot, Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Agjencia Evropiane e Rojeve Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX), nisën operacionin e parë të përbashkët në territorin e një vendi fqinj jo anëtar të BE-së. Ekipet e Frontex-it do të mbështesin rojat kufitare shqiptare për kryerjen e kontrolleve në pikat e kalimit dhe përgjatë kufirit të gjelbër me Greqinë. 50 oficerë me 16 makina patrullimi nga 12 shtete anëtare të BE-së do të vendosen atje duke nisur nga nesër. Operacioni i përbashkët do të kontribuojë gjithashtu për luftuar krimin ndërkufitar dhe kontrabandimin e migrantëve në veçanti.

Operacioni u prezantua nga Tirana në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Komisionerit për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopulos, Ministrit të Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshajt dhe Drejtor Ekzekutiv të Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare, Fabrice Leggeri.

“Me dislokimin e parë të ekipeve të rojave kufitare dhe bregdetare evropiane jashtë BE-së, ne po hapim një kapitull krejtësisht të ri në bashkëpunimin tonë për migracionin dhe menaxhimin e kufijve me Shqipërinë dhe me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një kthesë e vërtetë dhe një hap me të vërtetë historik, që e afron këtë rajon me BE-në duke punuar së bashku në një mënyrë të koordinuar dhe reciprokisht mbështetëse për sfidat e përbashkëta, si menaxhimi më i mirë i migracionit dhe mbrojtja e kufijve tanë të përbashkët. Për BE-në, Shqipëria është më shumë se një fqinjë, ajo është pjesë e familjes evropiane. Prezantimi i sotëm shënon një tjetër hap të rëndësishëm përpara në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, tha Komisioneri Dimitris Avramopulos.

Shikoni këtu fjalimet e plota: https://audiovisual.ec.europa.eu/en/video/I-172623…

Lexoni këtu njoftimin për shtyp: https://eeas.europa.eu/delegations/albania/62884