Mesazhi i Albano Carrisi
Albano Carrisi, artisti i parë perëndimor që interpretoi në Tiranë në vitin 1989 para mijëra njerëzve, duke kënduar këngë për lirinë, vjen në një mesazh të veçantë në mbyllje të Javës se Evropës, të dielën 10 maj në orën 21:30.
Al Bano është një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur të Italisë. Fitoret e tij në skenën e festivaleve në vitet 1960 i hapën udhë karrierës së tij të regjistrimeve, me suksese të njohura në mbarë botën si “Felicità” dhe “Sempre Sempre”.
Në vitin 2016, AL Bano mori nënshtetësinë shqiptare, pasi ishte nderuar më parë me “Urdhrin e Skënderbeut”.