Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dorëzon pjesën e tretë të ndihmës mjekësore të BE-së për Shqipërinë
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i dorëzoi Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pjesën e tretë të ndihmës së BE-së për Shqipërinë për trajtimin dhe parandalimin e COVID-19.
  • 100 shtretër të pajisur plotësisht për terapi intensive
  • 30 pajisje elektrokardiogramë
  • 20 aspiratorë elektrikë kirurgjikë
  • 75 rianimatorë manualë
  • pajisje të tjera për të trajtuar raste të rënda.
BE vazhdon të jetë pranë popullit shqiptar në momente nevoje. Pajisjet mjekësore me standardet më të larta janë në dispozicion për të luftuar kundër krizës së COVID19. Por është thelbësore të respektohen rregullat e distancës sociale. Ne do ta kalojmë këtë krizë së bashku,” tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Dy dërgesat e para u bënë në maj dhe në fillim të kësaj jave dhe përbëheshin nga pajisje mbrojtëse personale dhe mjete mjeksore kundër COVID-19, ambulanca të pajisura plotësisht dhe pajisje të tjera të specializuara për njësitë e kujdesit intensiv. Angazhimi i përgjithshëm i BE-së për Shqipërinë në luftën kundër COVID-19 është 4 milion Euro për pajisje mjekësore dhe gati 50 milion Euro për mbrojtje dhe mbështetje sociale, si dhe për rimëkëmbje ekonomike.
Që në fillim të krizës së COVID-19, UNOPS ka bashkëpunuar ngushtë me Delegacionin e BE-së në Shqipëri për të siguruar këto pajisje jetike për sistemin shëndetësor shqiptar.