Ceremonia e Fituesve të Erasmus+

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini mirëpritën sot në ambientet e Europe House 14 studentët shqiptarë që kanë përfituar bursa Erasmus+ në universitetet e 8 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe që së shpejti do të nisin një eksperiencë që do të ndrryshojë jetën e tyre.

“Të rinjtë e Shqipërisë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të rinjtë në BE dhe synimi ynë i përbashkët duhet të jetë që këtë ta arrijmë sa më shpejt të jetë e mundur. Të rinjtë e sotëm shqiptarë janë qytetarët e nesërm të BE-së. Janë ata që do ta çojnë vendin përpara,” tha Ambasadori Luigi Soreca.

Lexoni këtu fjalimin e plotë: http://bit.ly/2MryZoZ