Konkursi i Dizajnit të Trashëgimisë Kulturore Korçë

Konkursi i Dizajnit të Trashëgimisë Kulturore Korçë

Konferenca në ajër të hapur iu kushtua trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë dhe potencialit të saj
si shtytës për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Ngjarja përfshiu fjalime hapëse
nga Ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e ndjekur nga
prezantime dhe diskutime me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile,
bashkia dhe organizatat ndërkombëtare. Në fund, ceremonia u përmbyll me
shpërndarjen e çmimeve për fituesve të konkursit arkitektonik të organizuar nga Delegacioni i BE-së.
Pas përfundimit të veprimtarisë, festimet vazhduan me një koncert live me
muzikë tradicionale nga rajoni i Korçës.