Panairi ushqimor në Dardhë
Ambasadorja e BE-së Roman Vlahutin, Ministrat Kumbaro dhe Peleshi, Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së dhe stafi vizituan fshatin turistik të Dardhës dhe diskutuan mbi potencialin për zhvillimin e turizmit me drejtues dhe qytetarë të bashkësisë vendore.
Petka, kërnacka, lakror, gliko, petulla dhe kulaç, si dhe gjithfarë specialitetesh të zonës së Korçës u prezantuan dje në panairin ushqimor në Dardhë – një nga evenimentet e fundit të Javës së Evropës.
Transmetuar brez pas brezi, kuzhina tradicionale nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin e shijshëm. Ajo është një model kulturor që përfshin kultivimin, aftësi specifike, teknika kulinare dhe zakone të lashta të komunitetit. Ambasadorja Vlahutin, Ministri i Bujqësisë Peleshi dhe Ministrja e Kulturës Kumbaro diskutuan me banorët e Dardhës se si ta mbështesin gjithë zinxhirin ushqimor, që nga kultivimi deri te gatimi dhe sigurisht, te ngrënia!