Dita Ndërkombëtare e Grave, “Une jam brezi i barazise” në Shtëpinë e Evropës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, gra nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot në Shtëpinë e Evropës për t’u bërë pjesë e një sërë veprimtarish që synojnë ndërgjegjësimin për të drejtat e grave.

“Jam i nderuar që jam me ju për të festuar aktivizmin dhe fuqinë transformuese të grave dhe vajzave në Shqipëri. BE-ja është kundër çdo forme të dhunës me bazë gjinore. Indiferenca vret. Çdo grua dhe vajzë duhet të dalë dhe të ngrejë zërin kundër dhunës dhe le të dëgjohen historitë e tyre. Ne do të dëgjojmë”, tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca gjatë ceremonisë së hapjes.