Çelja e Parkut të Pemëve të Evropës
Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit dhe Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, çelën Parkun e Pemëve të Evropës në prani të Ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së. Parku i Pemëve të Evropës i dedikohet Evropës dhe aspiratës shqiptare për t’iu bashkuar Bashkimit Europian. Secili shtet Anëtar ka mbjellë pemën e vet, që përfaqëson vendin e tij përkatës. Pemët u etiketuan me material të riciklueshëm, si një simbol i respektit për natyrën.
Kjo veprimtari u krye në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës,
Fshati i BE-së
Një pasdite e tërë argëtimi dhe informacioni kushtuar Evropës. Në 10 stenda, shtetet anëtare të BE-së kanë paraqitur vendet dhe aktivitetet e tyre në Shqipëri. Në 8 stenda të tjera, Delegacioni i BE-së shpalosi diversitetin e mbështetjes së tij për zhvillimin e vendit përmes projekteve të financuara. U organizua këndi i folësve me një program diskutimesh me publikun dhe me aktivitete zbavitëse. Fshati i BE-së u vizitua nga një numër i madh njerëzish, përfshirë fëmijë shkollash dhe studentë.