Në kontekstin e miratimit të Raportit 2018 për Shqipërinë, sot në Shtëpinë e Evropës u mbajt një takim i frytshëm me përfaqësues të komunitetit të biznesit në Shqipëri.
Diskutimet mbi gjetjet kyçe të Raportit e kanë bëjnë të qartë se ndonëse progresi i Shqipërisë drejt një ekonomie tregu funksionale është i dukshëm, duhet të zbatohen reforma të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin e biznesit, rregulloret që lidhen me biznesin, si dhe cilësinë e arsimit, për t’i pajisur më mirë njerëzit me aftësitë që nevojiten në tregun e punës.
![Nga prezantimi i Raportit Vjetor 2018 bizneseve në Shqipëri Nga prezantimi i Raportit Vjetor 2018 bizneseve në Shqipëri](https://europehouse.al/2018/wp-content/uploads/2018/05/30822272_1633416370061493_2038437881658334383_o-860x500.jpg)