Si të reduktojmë mbetjet dhe përdorimin e plastikës ishte tema e debatit të parë, pjesë e fushatës së Delegacionit të BE-së SotperMjedisin, organizuar në Shtëpinë e Evropës. Aktivistë të rinj mjedisi, studentë, akademikë dhe përfaqësues të bizneseve që nuk përdorin plastikë zhvilluan një debat të gjallë. Projektet e financuara nga BE-ja në Shqipëri prezantuan nisma që bashkojnë dy nga prioritetet e BE-së: sjelljen e riciklimit në Shqipëri dhe forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e politikave. Për të luftuar ndotjen plastike, Bashkimi Evropian ka vendosur ta bëjë përdorimin e plastikës më qarkore, por edhe të ndalojë plastikën një përdorimshe që është e panevojshme ose për të cilën kemi alternativa të shkëlqyera.
“Përtej ndryshimeve rregullatore, ne mund të ndryshojmë individualisht mënyrën e të jetuarit dhe atë të përdorimit të plastikës. Gezohem që shoh dhe dëgjoj se shumë të rinj shqiptarë tashmë po e bëjnë këtë dhe diskutojnë si ta mbrojnë mjedisin duke reduktuar përdorimin e plastikës,” tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Lexoni këtu fjalën e tij të plotë: https://bit.ly/2qrNcd4