30 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, në Korçë

30 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, në Korçë

Fëmijë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Korçë në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve për të festuar 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, UNICEF Albania, Terre des hommes – Albania, Save the Children in Albania, World Vision in Albania and Kosovo, Partnere per Femijet, SOS Fshatrat E Femijeve Shqiperi, Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS dhe Bashkia Korçë, ky event shërbeu për të sensibilzuar dhe ngritur zërin që të drejtat e fëmijëve të respektohen dhe përmbushen për çdo fëmijë, me një fokus të veçantë tek fëmijët më të pafavorizuar dhe më të cënueshëm.
Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për t’u siguruar që të drejtat e fëmijëve të respektohen. Së bashku mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë në jetën e fëmijëve.