Gratë në Shqipëri janë të përfaqësuara mirë në organet politike dhe ekonomike, por ato kanë të ardhura dhe fitime më të ulëta se burrat. Kjo është një nga gjetjet e Indeksit të parë të Barazisë Gjinore në Shqipëri, i paraqitur sot në Shtëpinë e Evropës.
“Bashkimi Evropian është i angazhuar fuqimisht në promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave. Shqipëria ka bërë progres në procesin e miratimit të ligjeve më të mira për barazinë gjinore. Ne duhet të punojmë së bashku me qeverinë qendrore dhe lokale, shoqërinë civile dhe partnerët e tjerë për të forcuar politikat për barazinë gjinore dhe zbatimin e tyre të vërtetë,” tha Mario Mariani, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri.
Ndiqni link-un për të mësuar fakte të tjera interesante: https://bit.ly/2GrgBbN
