Java e Evropës 2019 – Kampionati i Volejbollit i Shkollave të Mesme

Të shtunën, në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë, u luajtën ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kampionatit të Volejbollit të Shkollave të Mesme për Javën e Evropës. Aktiviteti u hap nga Ambasadori rumun Perpelea dhe grupi i kërcimtarëve dhe këngëtarëve Miorita nga Vaideeni, një fshat i Karpateve – nën kujdesin e Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian. Grupi Miorita që kishte ardhur nga Rumania pikërisht për Javën e Evropës 2019 në Tiranë e zbaviti publikun me aftësitë në vallëzim dhe folklor.

Në këtë veprimtari përmbyllëse të Javës së Evropës 2019, të gjitha ekipet bënë një lojë fantastike. Urime Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” që fitoi vendin e parë dhe që luajti me energji dhe vendosmëri të jashtëzakonshme! #FuqiaeRinisë #JavaeEvropës2019