Pas shfaqjes së suksesshme në Tiranë, Shtëpia e Evropës dhe Këndi i BE-së në Durrës, do të shfaqin filmin “Delegacioni” në Pallatin e Kulturës në Durrës. “Delegacioni”, me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, tregon një vëzhgim të ndjeshëm dhe sarkastik të luftërave të pushtetit në epokën e komunizmit.