Performanca e Olta Bokës dhe artistit hollandez Van Velzen
Olta Boka dhe artisti holandez Van Velzen u njohën një vit më parë përmes një projekti muzikor dy ditor në Tiranë, organizuar nga Center ACT for SOCIETY. Të martën, më 5 maj, në orën 21:00, ata do të ribashkohen për Javën e Evropës 2020, në një performance live në Facebook.
Roel van Velzen / VanVelzen u bë i njohur në vitin 2006 në Holandë dhe deri tani ai numëron gjashtëmbëdhjetë hite, pesë çmime në radio, një Golden Harp, pesë ture të plota dhe mbi 200 pjesëmarrje në festival!
Olta Boka është shumë e njohur për publikun shqiptar, i cili e ka ndjekur atë që prej pjesëmarrjes së saj në moshë të vogël tek Gjeniu i Vogël dhe kur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2008.