Bëhuni gati për një shfaqje të rrallë nga Stelios Kerasidis! Një talent i jashtëzaknoshëm grek i pianos shtatë vjeçar, i cili do të luajë për Javën e Evropës 2020 të mërkurën më 6 maj në orën 20:00.
Edhe pse vetëm 7 vjeç, Stelios ka fituar konkurset më të rëndësishme të pianos në Greqi, çmimin e parë në “Grand prize virtuoso” të Vienna Musikverein dhe çmimin e parë në “Golden Classical Music Awards New York”.
Stelios mori famë botërore në prill të këtij viti me kompozimin e tij “Valsi i izolimit”, frymëzuar nga pandemia. Duke qënë se Java e Evropës këtë vit I kushtohet solidaritetit, nuk mund të ketë një përputhje më të përshtatshme për programin tonë.