Konferenca “Së bashku drejt Bashkimit Evropian”

Konferenca “Së bashku drejt Bashkimit Evropian”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Tiranë organizuan konferencën “Së bashku drejt Bashkimit Evropian”, duke mbledhur  personalitete të ndryshme që kanë kontribuar në procesin e integrimit në BE të Shqipërisë. Në konferencë morën pjesë gjithashtu Drejtori i DG NEAR për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera dhe Ambasadorja e BE Romana Vlahutin.