Pesë forume të BE-së u mbajtën njëkohësisht në pesë komuna të ndryshme duke mundësuar një
dialog midis qytetarëve të komunitetit lokal dhe përfaqësuesve të BE-së nga
Delegacioni, Shteteve Anëtare të BE-së, autoriteteve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile.
Qytetarët e Dropullit, Matit, Mirditës, Patos dhe Prrenjas patën një mundësi të përfshiheshin
në diskutime interaktive për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Forumet treguan
që qytetarët e komuniteteve lokale posaçërisht në komunat e vogla janë të gatshëm të
marrin pjesë në ngjarje që ndodhin në qytetet e tyre.