Forumet e BE-së në Bashki për Javën e Evropës 2018

Forumet e BE-së në Bashki për Javën e Evropës 2018

Pesë forume të BE-së u mbajtën në të njëjtën kohë në pesë bashki të ndryshme, duke mundësuar një dialog mes qytetarëve të bashkësisë vendore dhe përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së, shteteve anëtare të BE-së, autoriteteve vendore dhe organizatave të shoqërisë civile.

Qytetarët e Dropullit, Matit, Mirditës, Patosit dhe Prrenjasit patën një mundësi për t’u përfshitë në diskutimet ndëraktive rreth rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE. Forumet treguan se qytetarët e bashkësive vendore, në veçanti në bashkitë më të vogla, janë të etur për të marrë pjesë në veprimtaritë që ndodhin në qytetet e tyre.

Këto aktivitete u koordinuan me projektin “Bashkitë për në Evropë”, me mbështetje të fortë nga Jolanda Trebicka, Drejtuese e Ekipit dhe Koordinatorët e Këndit të BE-së nga bashkitë përkatëse.