Ai lindi në Shqipëri, Ajo në Rumani por sot ata janë ndër artistët më të vlerësuar për performancat e tyre të veçanta në Austri. Eno Peçi në balet shoqëruar nga Maria Radutu në piano do të interpretojë për Javën e Evropës 2020 të premten 8 maj në 20:00.
Eno Peç është balerin i parë dhe një koreograf i ri shumë premtues. Ai interpreton si solist në pjesë klasike, neo-klasike dhe moderne në Operan e Vjenës. Në Shqipëri më së shumti i njohur nëpërmjet debutimeve të tij në Koncertin e Vitit të Ri në Vienë. Në dy vitet e fundit Eno Peçi ishte koreograf i ceremonisë së hapjes së Vienna Opera Ball.
Në vitin 2008 Eno Peçit ju dha titulli “Ambasador i Kombit” ndërsa në 2018 “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut” nga qeveria Shqiptare. Në 2019 presidenti Austriak Van der Bellen e dekoroi me “Kryqin Austriak të Nderit” për shkencë dhe art.
Maria Radutu u quajt një “mrekulli” në vendin e saj, ku fitoi më shumë se 20 konkurse pianoje. Pas kësaj, ajo performoi në Evropë, Azi dhe SH.B.A. Maria Radatu kombinon muzikën klasike me artin modern dhe frymëzimin e saj e gjen në bashkëpunime me artistë nga fusha të ndryshme.