Një identitet vizual i veçantë, i dedikuar u përgatit për komunikimin e
Javës së Evropës 2018 në Shqipëri. Platforma kreative dhe dizajni i dedikuar kishin
në fokus konceptin e Trashëgimisë Kulturore, në përputhje me strategjinë e BE të këtij viti,
duke zbatuar simbole dhe elemente të kulturës shqiptare të stilizuara në një mënyrë unike artistike,
në mënyrë që të forcohet mesazhi kryesor i Javës.
Dizajni u implementua në komunikimin dhe promovimin e aktiviteteve të ndryshme
nga postera, broshura, fletushka, fletëpalosje, banderola të mediave sociale, video, etj.
Kushtet e mira të motit në disa aktivitete mundësuan një pjesëmarrje të madhe.